Ekipi i basketbollit të femrave të rritura të Vllaznisë, e ka nisur me humbje kampionatin e ri. Në ndeshjen e parë, atë që ka zhvilluar ditën e dielë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ai ka patur përballë një nga ekipet më të mira të kampionatit, Flamurtarin e Vlorës. Për rrjedhojë, nuk ka mundur të bëjë asgjë më shumë përveçse të pranojë humbjen e këtij takimi në shifrat 70-94. Perioda e parë e ndeshjes ka patur rivalitet dhe është mbyllur me rezultatin 19-18 për miket, të cilat në periodën e dytë e kanë thelluar avantazhin teksa kanë fituar 20-11.

Kjo epërsi ka ardhur duke u thelluar edhe më shumë në periodën e tretë që mbyllet 37-17 po për Flamurtarin ndërsa e katërta fitohet nga Vllaznia 24-18 por kjo nuk mjafton sepse ndeshja mbyllet me fitoren e basketbollisteve vlonjate më 24 pikë epërsi. Trajneri shkodran Rajmond Rasha këtë kampionat do ta përballojë me këtë grup lojtaresh të përbëra nga Çoçja, I.Dashja, Mlika, Mustafa, Basha, Zoga, Zukthi, A. Dashja, Beranja, Matija, Juka dhe Ndoj.

www.shkodrasport.com