Në ndeshjen e djeshme Teuta- Vllaznisë, në tribunën e stadiumit “Niko Dovana” ka qenë edhe futbollisti shkodran Xhevahir Sukaj. Ai sigurisht që ka mbetur në fund të saj i zhgënjyer për humbjen e skuadrës shkodrane dhe këtë e ka shprehur edhe në ato pak fjalë që ka thënë për gazetarët aty: “Ishte një humbje që rëndo psikologjikisht pasi Vllaznia mendoj se është një skuadër që mund të japë më shumë. Sigurisht që të vjen keq kur e sheh atë duke humbur por mendoj se kjo nuk është ajo Vllaznia që unë kam lënë. Sidomos në sulm të paktën ku ka shumë probleme”- ka thënë ai.

Sulmuesi 25 vjeçar që luan për Sepahanin në Iran ndodhet në Shqipëri për pak ditë si pasojë e pushimit që ka marrë nga skuadra e tij dhe në këto ditë sigurisht që nuk mund të qëndronte larg skuadrës së tij të zemrës. Por i pyetur nëse ekziston ndonjë mundësi që ai të vijë në janar dhe t’i zgjidhë problemet që Vllaznia ka në sulm, vetë Sukaj ka qenë skeptik në këtë drejtim duke thënë se për momentin është i përqendruar tek skuadra e tij në Iran ku po kalon një moment shumë të mirë.
www.shkodrasport.com