Skuadra koplikase nuk është munduar as sot në përballjen direkte me një nga ekipet rivale të saj Olimpikun. Ndeshja e luajtur në Tiranë është mbyllur në barazim 1-1. Golin e vetëm për Veleçikun e ka shënuar Denis Çokaj. Trajneri Besnik Duli e kishte deklaruar që në fillim të javës që shkoi se një barazim në këtë sfidë e linte skuadrën koplikase sërish në pozita të mira dhe do ishte pretendent serioz për t’u ngjitur në kategorinë e parë. Barazimi i arritur sot në këtë mënyrë, ka shtuar tashmë mundësitë dhe dëshirën për ta bërë këtë gjë. Veleçiku është në kuotën e 16 pikëve, tre më shumë se Olimpiku dhe duke ruajtur këtë pozicion, ajo sheh më përpara. Edhe kryebashkiaku Ramadan Likaj është duke i qëndruar pranë skuadrës tashmë dhe kjo është shumë pozitive. Rezultatet e fundit të saj kanë shtuar atmosferën edhe në rradhët e tifozëve të Malësisë së Madhe të cilët në ndeshjet e ardhshme pritet tashmë të jenë edhe më të shumtë në numër.
www.shkodrasport.com