Liteks Lovech ka arritur një fitore të thellë sonte në ndeshjen e rradhës të kampionatit bullgar të futbollit. Ai ka pritur në fushën e tij Çerno More Varna dhe e ka mundur atë me rezultatin 4-1. Edhe në këtë ndeshje, ashtu si në gjithë të tjerat, mesfushori shkodran Armando Vajushi ka luajtur titullar për 90 minuta. Ndonëse ai nuk ka shënuar, ka qenë protagonist me lojën e tij dhe pasimet e dhëna për shokët  tij të skuadrës. Por përveç Vajushit, në këtë ndeshje ka luajtur edhe shkodrani tjetër Edon Hasani.

Ai nuk e ka nisur ndeshjen nga fillimi por është hedhur në fushë nga ana e trajnerit Hristo Stoiçkov në minutën e 56-të duke luajtur në këtë mënyrë 34 minuta dhe duke dhënë edhe ai kontributin e tij në këtë fitore. Me trepikëshin e marrë sot, Liteksi është ngjitur në kuotën e 20 pikëve, duke mbajtur vendin e pestë në renditje por në fakt ai ka vetëm një pikë më pas se skuadra CSKA e Sofjes që mban vendin e tretë. Objektivi i Liteksit sigurisht që është zënia e një vendi për në Kupat e Europës.
www.shkodrasport.com