Mbremja e 25 gushtit te vitit 2022 do te mbetet gjate ne kujtesen e futbollistit shkodran Justin Ferizaj. 17 vjeçari i lindur ne Irlande, por me prinderit nga kryeqendra e Veriut te Shqiperise, ka debutuar si titullar ne formacionin e Shamrock Rovers ne nje ndeshje te rendesishme siç ishte ajo ndaj Ferencvaroshit e vlefshme per “Europa League”.

Por jo vetem kaq. Performanca e tij ka qene e shkelqyer dhe si rrjedhoje UEFA e ka shpallur ate “Man of the match” (lojtarin e ndeshjes). Nje vleresim i ardhur pikerisht prej lojes shume te mire qe ai ka zhvilluar.

Ndonese vetem 17 vjeç, Justin nuk ka dashur t’ia dije per moshen por per 72 minutat qe ka qene ne fushen e lojes, ka bere nje prezantim shume te mire duke spikatur mbi te gjithe te tjeret dhe si rrjedhoje ka marre edhe vleresimin e merituar nga organizatoret e ndeshjes.

Vete klubi i Shamrock Rovers eshte shfaqur shume i lumtur per kete gje dhe ne faqen e tij zyrtare e ka promovuar kete sukses te ketij talenti kur shkruan: “Njeriu i ndeshjes per kete mbremje eshte Justin Ferizaj. Nje performance cilesore nga 17 vjeçari ne ndeshjen e tij te pare europiane. E merituar, Justin”.

Kujtojme qe ky lojtar konsiderohet nje “xhevahir” nga klubi irlandez dhe me shume siguri e ardhmja e tij do te jete ne nje nga klubet e njohura europiane. Fakti qe vetem 17 vjeç luan ne “Europa League” dhe spikat menjehere duke u vleresuar edhe si “lojtari i ndeshjes” tregon me se miri per potencialin dhe klasin qe zoteron ky djalosh.
Gjergj KOLA