Vesel Limaj mund të jetë një nga lojtarët që largohet nga Tirana.

Edhe pse nuk ka ende ndonjë gjë konkrete, mesfushori ka interesim nga Turqia dhe Ukraina dhe nuk është çudi që deri në fund të sezonit të merkatos ai të firmosë për një skuadër të re.

Tirana në këtë sezon të ri ka ndryshuar mbi 50 për qind të formacionit kampion të sezonit të shkuar. Skuadra bardheblu ka ndryshuar çdo repart, veç portës, duke treguar se është një kameleon në këtë kampionat të 84-t.

Gjendja është ndryshe në këtë moment. Tirana shkatërroi gjithë skuadrën kampione të Shqipërisë, që solli titullin e 26-të.