E ardhmja e Amir Rrahamanit është te Napoli. Këtë gjë e konfirmon edhe udhëtimi i agjentit të mbrojtësit shqiptar, Adrian Aliaj, i cili ndodhet në Napoli për të mbyllur edhe detajet e fundit të marrëveshjes.
Burime pranë Oversport bëjnë me dije se palët janë shumë pranë marrëveshjes përfundimtare për të hedhur më pas firmën në kontratë. Amir Rrahmani pritet të rinovojë kontratën e tij me Napolin edhe për pesë sezone të tjera.
Sa i përket pagës, Rrahmani pritet të ketë një ritje të konsiderueshme në raport me pagën aktuale. Një konfirmim i rëndësishëm ky për Amir Rrahamanin që është kthyer në një titullar të padiskutueshëm për skuadrën e Spallettit dhe është një lojtar kyç në këtë sezon fantastik që janë duke kaluar.
Ditë e rëndësishme për mbrojtësin, pasi nga momenti në moment pritet të vijë edhe zyrtarizimi. Në këto momente agjenti i lojtarit, Adrian Aliaj është në zyrat e klubit Napoletan për të mbyllur marrëveshjen mes palëve. /oversport