FSHF ka zhvilluar sot asamblenë e saj, por duke qenë e ndikuar nga vendimi i një gjykate që e quante të pavlefshme një mbledhje të tillë. Për këtë arsye, shumë anëtarë të FSHF-së, nuk kanë qenë të pranishëm në sallë.

Ata kanë preferuar që të mos shkelin ligjin dhe për këtë arsye, ashtu si edhe kandidati për president i FSHF-së, Dritan Shakohoxha, nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.

Zv. presidenti i FSHF-së, Edvin Libohova, konfirmoi se gjithsesi, ishte arritur kuorumi i nevojshëm që mbledhja të vazhdonte normalisht. “Në sallë janë 41 anëtarë nga 55 të tillë, çka do të thotë që kuorumi është plotësuar’, tha Libohova.

Tashme mbetet per t’u pare se çfare do te ndodhe ne Asamblene e dates 15 mars kur dhe do te zhvillohen zgjedhjet, nese anetaret qe munguan sot, do te jene te pranishem apo jo.