Hamdi Salihi po përjeton një rini të dytë te skuadra austriake e Neustadt. Bomberi shkodran, shënon rregullisht duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadër.

34-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës edhe në sfidën e sotme ndaj Uatens, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij në minutën e 56-të.

Me golin e realizuar sot, Salihi u ngjit në kuotën e 22 golave, duke parakaluar edhe Çabin, i cili ka realizuar 21.