Dy boksierët e Vllaznisë Asmer Bilali dhe Kristian Demaj nuk kanë mundur dot të hyjnë në zonën e medaljeve ashtu siç pretendonte para nisjes për në Bullgari trajneri I tyre Zef Gjoni. Të dy këta boksierë kanë patur edhe fatin e keq që të ndeshen që në turin e parë me disa nga boksierët më të fortë, pjesmarrës në këtë turne. Kështu Bilali në peshën 69 kilogramë, ka patur përballë boksierin nga Korea Kim Jung me të cilin ka humbur me pikë me rezultatin 18-11. Boksieri tjetër shkodran Kristian Demaj këtë herë ka konkurruar në një peshë të re për të, atë 81 kilogramë. Përballë tij ka qenë një kundërshtar shumë I fortë, armenasi Artur Kaktrian me të cilin ka bërë një ndeshje shumë të bukur megjithatë në fund ka dalë I humbur me rezultatin e ngushtë 13-11. Pavarësisht humbjes, Demaj është vlerësuar së tepërmi nga organizatorët për paraqitjen e tij. Në këtë mënyrë, me humbjet e dy boksierëve të Vllaznisë që në turin e parë, ata I kanë dhënë fund aventurës së tyre në turneun shumë të fortë të Bullgarisë ku kanë qenë pjesmarrës shumë kampionë bote dhe kampionë olimpike. Trajnerët Bilali e Demaj, bashkë me trajnerin e tyre Zef Gjoni kthehen të dielën nga Bullgaria për të nisur përgatitjet për memorialin “Vllaznia 2012” që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Shkodër. Pas këtij aktiviteti ata do marrin pjesë edhe në Kampionatin Europian ku do kërkojnë sërish një shans për t’u kualifikuar për në Lojërat Olimpike të Londrës.

www.shkodrasport.com