Kampionati kombëtar I peshëngritjes për të rritur, nuk do të zhvillohet në qytetin e Durrësit siç ishte planifikuar. Arsyeja është se pallati I sportit “Ramazan Njala” I këtij qyteti është në rikonstruksion dhe për këtë arsye, drejtuesit e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes kanë vendosur ta ndryshojnë vendin e zhvillimit të këtij kampionati. Ai do të zhvillohet tashmë në qytetin e Elbasanit më datat 4-5 mars. Lajmi konfirmohet për gazetën online shkodrasport.com nga sekretari I kësaj federate, Ilir Kraja. Në këtë mënyrë institucioni që ai drejton e ka gjetur vendin se ku do ta zhvillojë këtë kampionat dhe sigurisht që ne bashkohemi me keqardhjen e  trajnerëve dhe sportistëve të klubit Vllaznia që prej vitesh kërkojnë zhvillimin e tij në Shkodër por kjo gjë nuk merret përsipër nga drejtuesit e klubit shumësportësh Vllaznia gjoja për mungesë të ambjentit të duhur. Këtë shqetësim e ka ngritur njëri prej trajnerëve të këtij ekipi pikërisht Muhamet Tuzi që ka thënë: “Më duket e pakuptueshme heshtja e drejtuesve të klubit Vllaznia për këtë çështje. Ka vite që kërkojmë zhvillimin e kampionatit në Shkodër sespe kjo do ndihmonte edhe në përhapjen edhe më shumë të këtij sporti, në afrimin e më shumë të rinjve pranë shtangës, por për një apo tjetër arsye, kjo dëshirë nuk na bëhet realitet”.Ka ndryshuar vendi por nderkohe nuk kane ndryshuar objektivat per ekipin e Vllaznise. Ai do kerkoje serish titullin kampion. Këtë besim trajnerët Genc Barkiçi, Muhamet Tuzi dhe Artur Lagja e bazojnë tek forma e mirë e sportistëve Erkand Qerimaj, Marjan Bregu, Isa Bala, Xhulio Prroni, Gridi Jahja, Emanuel Lushi dhe Flogert Mali. Titulli I sivjetem do te jete I treti rradhazi per ekipin e Vllaznise gjithnje nese do fitohet nga ekipi shkodran.

www.shkodrasport.com