Dinamo u mposht me përmbysje nga Erzeni në sfidën e vlefshme për javën 13-të të Kategorisë së Parë, Grupi A. Skuadra kryeqytetasi e mbylli në avantazh pjesën e parë, falë golit të Vrapit, teksa vendasit arritën ta kthenin rezultatin në favor të tyre në pjesën e dytë, falë dopietës së Goxhajt. Pas sfidës, klubi dinamovit ka denoncuar gjykimin, që sipas tyre ishte skandaloz.

“Jemi ne prag te vitit 2019, por ne fusha te caktuara luhet akoma si ne ‘97, ku arbitri kercenohet hapur nga te ashtuquajtur drejtues klubesh, duke ndikuar direkt ne rezultat, me penallti inekzistente e faulla te paqene!

Duke mos dashur aspak te justifikojme humbjen, klubi blu i ben thirrje instancave me te larta te futbollit ne Shqiperi qe arbitrat kamikaze mos ti lejoje me te vendosin “drejtesi” brenda fushes se gjelber e gjithashtu te denoje keta pseudo-drejtues trima qe kujtojne se futbollin e kane prone personale.

Faleminderit çunave te ekipit qe sot zhvilluan nje ndeshje te shkelqyer, paçka se futbolli doli ne plan te dyte nga faktore te jashtëm”, shkruan klubi në faqen zyrtare në “Facebook”.