Kampionatet e moshave të Ligës Amatore për Zonën e Shkodrës kanë vijuar edhe sot. Një ndeshje shumë interesante ka qenë ajo e kampionatit të 11 vjeçarëve në mes Atletik Klub dhe Vllaznimit.

Kuptohet që në të tilla ndeshje nuk ka rëndësi rezultati por evidentimi i fëmijëve të talentuar. Dhe në këtë ndeshje për më tepër ka ardhur edhe një supergol.

Autor i tij është futbollisti i “Atletik Klub” Imran Fusha. Ndonëse në një pozicion të vështirë dhe me shpinë nga porta, ai ka kërcyer në ajër duke e dërguar topin në rrjetë.

Një kryevepër që meriton vëmendje. Mjafton ta ndiqni videon e mëposhtme dhe bindeni për këtë gjë.
© shkodrasport.com