Vllaznia ka arritur sot fitoren e rradhës në kampionat duke mundur Apoloninë me rezultatin e thellë 6-1. Në ndeshjen e luajtur në Fier, vajzat shkodrane nuk e kanë vënë asnjëherë në dyshim fitoren.

Dhe kur fiton ekipi shkodran, padyshim që nuk mund të mungojë me golat e saj edhe Megi Doçi golashënuesja më e mirë e kësaj skuadre dhe e historisë së futbollit të femrave në Shqipëri.

Ajo ka shënuar dy gola në këtë takim, golin e katërt dhe të pestë. Por sot po veçojmë golin e katërt të cilin e ka shënuar me një gjuajtje nga rreth 40 metra.

Ky është një nga golat e zakonshëm që ajo shënon sepse me gjuajtjet e saj ajo është kthyer në një problem për të gjithë ekipet. Ndiqni më poshtë golin e shënuar në takimin e sotëm ndaj Apolonisë:
© shkodrasport.com