Kam lexuar pas ndeshjes mendime te drejtuesve te Partizanit qe akuzonin arbitrin e ndeshjes per gjykim te njeanshem ne dem te ekipit te tyre. Rrjedhimisht edhe favorizim te Vllaznise. Por une mendoj ndryshe dhe po e shtjelloj kete gje me argumentat e meposhtme:
– Po e filloj nga rasti i minutes se 43-te ku arbitri Hamiti duhej ta nxirrte jashte Asanin me kartonin e dyte te verdhe pas kercenimeve dhe fyerjeve ndaj tij direkt ne fytyre ku pamjet flasin qarte
Por duke pare rendesine e ndeshjes ose dhe nga frika, ku kete te dyten s’po e paragjykoj, atehere ka vepruar drejte qe nuk e ka ndeshkuar, por po te isha une ne kete rast do ta ndeshkoja per te vene ne vend personalitetin tim.
– Ndersa ne rastin e dy kartonave te kuq, s’mund te jap mendimin tim te sakte kur s’ka pamje nga afer, pra ka vetem nje pamje nga 20 metra lerg vetem te Krymit ku edhe ai nuk duket qarte. Atehere meqe Hamiti ka qene afer po ia atij ne ndergjegje.
Por per mendimin tem dhe te mbarevajtjen e lojes, ashtu si veproj te rasti i Asanit, te kishte vepruar edhe te ky rast e t’i nxirrte te dyve karton te verdhe. Gjithmone per mbarevajtjen e ndeshjes dhe rendesine e saj gjithashtu. Ne gjithçka tjeter, Hamiti ka arbitruar shume mire.