Vllaznia U-13 nuk ka arritur dot te fitoje ndeshjen e javes se 27-te te kampionatit, ate te luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” ndaj ekipit te Partizanit.

Ne fund te ketij takimi, eshte vulosur rezultati i barabarte 1-1. Pjesa e pare eshte mbyllur pa gola, nderkohe qe ne pjesen e dyte te kuqte e kryeqytetit kane kaluar te paret ne avantazh, me ane te futbollistit Gjati, ne minuten e 43-te.

Partizani U-13 ka bere nje ndeshje te mire, por edhe Vllaznia U-13 eshte paraqitur ne menyre dinjitoze ne fushen e lojes dhe per rrjedhoje, kuqeblute kane arritur te barazojne shifrat me ane te futbollistit Hoxha ne minutat e fundit te ndeshjes, me konkretisht ne te 58-ten.

Ne minutat e mbetura deri ne fund te takimit, ka patur perpjekje nga te dy ekipet, por nuk ka patur gol tjeter dhe per rrjedhoje i gjithe takimi, eshte mbyllur ne barazim 1-1.

Trajneri Fatjon Hasani hodhi ne fushe ne kete ndeshje kete formacion: Çolaj, Ramaj, Krymi, Hoxha, Alija, Thana, Selimi, Kraja, Golemi, Ramçaj, E. Lulaj, nderkohe qe ne pjesen e dyte jane aktivizuar edhe Dukaj, Durovi dhe Bishaj.

Ky kampionat per Vllaznia U-13 nuk ka qene ai i duhuri dhe ne 27 ndeshje te luajtura ka marre vetem 21 pike, megjithate perberja e ketij ekipi premton shume per te ardhmen.

Keshtu pas ketij barazimi, Vllaznia U-13 renditet ne vendin e shtate ne tabelen e klasifikimit, ne kuoten e 21 pikeve.
Maringlen ZHIVANI