Pas tre javesh kampionat, Vllaznia renditet e dyta ne tabelen e klasifikimit. Nje start jo i keq per nga rezultatet, por natyrisht qe mundesite kane qene per me mire sepse skuadra ka shfaqur edhe probleme ne momente te caktuara.

Ne nje analize te gjendjes se kuqebluve, ish- futbollisti dhe analisti Fatmir Lugji gjate emisionit “Sport Show” eshte shprehur se Vllaznia ka shume probleme te cilat po konstatohen si ne aspektin fizik, por njekohesisht edhe ne kontigjentin jo te plote te lojtareve teksa ka ngritur shqetesimin e mungeses se nje qendermbrojtesi dhe te nje lojtari- gol.

“Fitorja ndaj Tiranës ishte e bukur dhe emocionale dhe njëkohësisht edhe fillimi i kampionatit është deri diku i mirë, por Vllaznia mendoj se ka probleme, ka shumë probleme. Kuptohet janë problemet e fillimit dhe unë mendoj se që një ekip të jetë stabil kryesorja është merkatoja dhe përgatitja fizike.

Duke iu referuar tre ndeshjeve të para, mendoj se janë konstatuar shumë probleme. Konstatohen në përgatitjen fizike sepse ka një kontrast shumë të madh në mes pjesës së parë dhe pjesës së dytë, ka lodhje fizike te lojtarët.

Dëshira ime është që Vllaznia të dalë kampion, por është shumë herët për ta thënë këtë gjë. Jo nuk e them, por as nuk duhet ta themi këtë gjë sepse jemi dëshmitarë të asaj çfarë ndodhi dy sezone më parë kur për një gol ne humbëm kampionatin.

Nuk është koha t’i bëjmë elozhe skuadrës, sidomos ne specialistët, por të trajtojmë problemet dhe të evidetojnë mangësitë që ajo shfaq. Për mendimin tim Vllaznisë i duhet një qendërmbrojtës, i duhet një lojtar-gol. Ajo duhet të harmonizojë mesin e fushës.

Unë e dua Vllazninë, jam rritur me emrin e saj, kam kontribuar për të dhe jam dëshmitar i shumë momenteve të bukura por edhe të vështira që ajo ka kaluar. Por e përsëris, që Vllaznia nuk është ende aty ku duhet të jetë megjithatë me punë mund të rregullohet gjithçka”- eshte shprehur Lugji./SHKODRA-SPORT.COM/