Java e 10-te e kategorise se pare ka dhuruar disa rezultate interesante qe kane sjelle edhe pozicionime interesante ne renditje. Flamurtari vazhdon te konfirmohet si nje pretendente shume e forte, nderkohe qe Dinamo ka marre nje fitore me shume vlere ndaj Beses dhe ne anen tjeter Skenderbeu humbet ndaj nje Korabi qe ka ambicje. Nuk mund te leme pa permendur krizen e Lushnjes qe humbet ne shtepi edhe ndaj Terbunit, ndersa e njejta gje mund te thuhet edhe per Beselidhjen qe peson nje tjeter humbje.
Por per te pare me konkretisht se çfare ka ndodhur ne kete jave te kampionatit te kategorise se pare, mund te ndiqni me poshte analizen e specialistit te futbollit Besnik Duli, enkas per “Shkodra Sport”:
Turbina – Orikumi (2-1)
Parashikohej nje ndeshje e forte per vete pozicionet e tyre ne renditje. Turbina ishte me vendosje taktike 4-3-3 e Oriku 4-4-2, ku luhet fort per topin e pare ne mesfushe. Vendasit jane me kerkues dhe krijojne disa raste, ku dhe ne nje prej tyre ne te 17-ten, arrijne golin e pare dhe loja behet me e bukur e topi kalon sa ne nje gjysmefushe ne tjetren. Aksionet jane te ndertuara sakte e me mendim nga te dyja ekipet, edhe pse miqte jane me 1 lojtar me pak.
Ne te dyten ka nderrime per te riparuar difektet e pjeses se pare dhe kjo edhe per merite te miqve, qe luajne te pakten per barazim, por edhe vendasit shikojne te mbrohen mire dhe te kundersulmojne rrezikshem me pasime te shpejta dhe arrijne te shenojne golin e dyte ne te 55-ten. Vendasit jane te qete, administrojne lojen me pasime dhe kane mundesi shenimi, por miqte nuk pajtohen me rezultatin dhe tregojne qe kane mendim e qartesi ne loje, ku dhe me pas jane ata qe shenojne. Loja eshte e luftuar deri ne fund, por mbetet ai rezultat.
Flamurtari – Burreli (1-0)
Mendohej e lehte fitorja e Flamurtarit ndaj Burrelit, ndonese loja tregoi te kunderten, jo ne rezultat, por ne fushe. Ekipet vendosen me formacionet 4-3-3 per vendasit e 4-4-2 per miqte. Loja eshe e hapur e skuadrat luajne mire ne dy fazat e saj duke ndertuar raste, sidomos Flamurtari, i cili ka me shume epersi ne qarkullimin e topit dhe krijimin e rasteve, por miqte mbrohen mire dhe dalin bukur ne sulm e kane edhe mundesi shenimi, por goli vjen ne te 31-ten per vendasit me nje aksion me dalje ne krahe dhe konkretizim ne qender. Burreli eshte ne nje dite te mire, ka besim dhe eshte i barabarte ne loje, ku ka pretendime edhe per penallti. Sa fillon pjesa e dyte, me nje aksion te ndertuar nga Brazilianet, portieri mik bwn mrekulline dhe ndal nje gol te sigurt dhe ketu loja eshte mjaft e bukur e luftarake, ku miqte kerkojne me te gjitha forcat te barazojne, krijojne shume, por vlonjatet administrojne lojen dhe kane edhe ata rast.
Besa -Dinamo (0-2)
Parashikohej e luftuar nga te dyja skuadrat kjo sfide dhe mendohej barazim. Kete e tregojne trajneret me vendosjet taktike: Besa 4-4-2 e Dinamo 4-2-3-1. Fillimi eshte i qete, me qarkullim topi ne mesfushe dhe jane kavajasit qe vene ne veshtiresi miqte, te cilet mbrohen mire. Besa ka ide te qarta ne ndertimin e sulmeve, po nuk i shfrytezon dot ato dhe Dinamo ne nje kundersulm te shpejt arrin te fitoje nje penallti, duke dhe e kthyer ne gol. E dyta nis me ritem nga Besa, qe dominon ne mesfushe, ka epersi ne raste, po goli nuk vjen, perkundrazi jane perseri miqte qe me nje kundersulm mjaft te shpejte gjejne te papergatitur mbrojtjen e Beses shenojne te dytin. Me gjithe ndryshimet e trajnerit Magani, loja e Beses nuk ka qartesi, kane presion dhe nuk jane ate te pjeses se pare.
Apolonia -Tomori (0-1)
Te parashikoje kete ndeshje ishte e veshtire, duke pare dhe pozitat e tyre ne fund te tabeles, kur para fillimit te kampionatit ishin te dyja pretendente per superlige. Trajneret kishin vendosur qe ekipet te luanin vetem per fitore dhe rreshtimet taktike tregonin kete. Me te qarte e te sakte ne qarkullimin e topit e ndertimin e aksioneve jane Beratasit, ku jane per 20 minuta superiore ndaj vendasve, por pa arritur te shenojne.
Apolonia freskohet me nderrimet ne fraksionin e dyte, po jane Beratasit qe jane me te organizuar e repartet funksionojne mire ne dy fazat e saj dhe ne nje dalje te shpejte ne kundersulm me 2-3 pasime arrijne ne zonen vendase dhe fitojne nje penallti ne te 50-ten,duke e kthyer ne gol. Apolonia mundohet te reagoje duke marre qarkullimin e topit dhe kerkon te ndertoje, por nuk arrin te shenoje, sidomos ne te 75-ten minute. Duhet vleresuar loja ne grup e Tomorrit, i cili jo vetem e mbrojti avantazhin po ne fund me nje aksion te shpejte mund te shenonte golin e dyte.
Lushnja -Terbuni (0-1)
Te dyja ekipet kerkonin te merrnin fitoren ne kete sfide. Lushnjaret jane me kerkues ne realizimin e detyrave taktike dhe luajne qete, kontrollojne mesfushen dhe kane topin me shume ne zoterim dhe me pasime te shpejta e dalje ne krahe e rrezikojne ne minutat e para te lojes, por nuk shenojne dot. Pukjanet fillojne te dalin gradualisht ne gjysfushen vendase dhe arrijne te krijojne raste per shenim. Do te vinte minuta e 28-te, ku me nje dalje mjaft te shpejte dhe me mendim te qarte konkretizojne me nje gol.
Vendasit mundohen te reagojne, por mungon fantazia dhe shpejtesia ne ndertimin e aksioneve. Lushnjaret e fillojne me ide me te qarte ndertimin e aksioneve, por nuk i shfrytezojne rastet per te barazuar. Kjo loje e mire zgjat deri ne te 60-ten dhe me pas fillon te bjere ritmi i lojes. Miqte shfrytezojne dobesite e vendasve dhe marrin zoterimin e topit, ku dhe ndertojne disa aksione goli, por u mungon qetesia e siguria per te shenuar. Nje fitore e merituar e Pukjaneve pas dy humbjesh.
Luzi -Beselidhja (1-0)
Ekipet luajne per fitore dhe zgjedhin te luajne me keto sisteme loje vendasit 4-2-3-1 dhe miqte 4-3 2-1 ku duan te jene te kujdesshem ne mbrojtje e me vone te dalin ne bllok per te rreziku portat respektive ku gjate 45 te para pati lufte te forte per topin e pare dhe secila skuader kurvzoteronte topin ishte e organizuar e dilte mjaft shpejt nga mbrojtja ne sulme edhe pse me 10 vete Lezhjanet ishin te barabarte ne qarkullim topi e raste per gol po pa shenjestren e duhur e te dy ekipet nuk shenojne dot ku rasti iBeslidhjes vetem per vetem i shte flagrant 0-0! Ne te dyten vendasit jane me te vendosur e me te sakte ne ndertimin e aksioneve dhe per 15 minuta rrezikojne disa here per te shenu dhe goli vjen si rezultat i nje goditje kendi ne te 60 1-0 ! Trajneri mik freskon disi me nderrime ekipin e tij qe nuk terhiqet po qarkullon topin luan mjaft i organizuar e del mjafte shpejt duke kriju raste mjaft te mira ne 72 e 77 minut por gobojne ne finalizim Vendasit vuajne por ne fund i gezohen fitores fjale mjafte te mira per lojen edhe pse me 1 lojtar me pak ishin te barabarte gjate 90 minutave.
Korabi -Skenderbeu (2-1)
Dy ekipet ishin mjaft kerkues ne loje po vendasit jane me ngulmues qe ne fillim dhe pas nje aksioni arrijne te marrin penallti ne 2’ por portieri mik e pret loja eshte terheqese ka pasime te topit ka dalje me shpejtesi ne krahe e gjuajtje ne porte dhe ne te 8 ‘ ne nje dalje te shpejte te vendasve ne gjys fushen mike rreth 20 m leshon nje super goditje qe ndalet ne rrjet 1-0 Korabi ! Loja eshte e zjarrte edhe miqte organizohen por jane me te ngadalte ne daljet e tyre dhe mbrojtesit vrndas i neutralizojne me lehtesi ! Luhet me kujdes topi qarkullon me mendim nga te dyja skuadrat por goli do vij per miqte pas nje penalltie ne 42’ pra 1-1 !
E dyta nis me Korabin me agresiv dhe luan ne gjys fushen korcare por miqte jane mjaft te organizuar ne mbrojtj pas 60 ‘ trjneret bejne levizje per te riparu ne manovren sulmuese dhe jane vendasit qe me nje kombinacion te bukur futen ne zone dhe penallti e 2-1 per Korabin qe luan i vendosur mire ne mbrojtje e i organizuar ne mesfush e sulm qe levizin pa pushim ku thyejne shume sksione te Korcarve qe nuk ksne cfare te humbin e luajne per te mos humbur po nuk kane ate qetesi dhe freski fizike per te dale te goli migjithe rastet e shumta qe paten edhe shtesa nuk solli gol perfundimisht 2-1 !