Me fitoren e sotme ndaj Beselidhjes 4-0, Dinamo jo vetem tregoi edhe njehere tjeter vlerat e veta, por njekohesisht u ngjit serish ne krye te renditjes e vetme pas javes se peste te kampionatit. Po ne kuadrin e kesaj jave, kane mbizoteruar barazimet sepse nga 7 ndeshjet e luajtura, ne 4 prej tyre eshte sigluar kjo gje.

Por nje analize me te detajuar te detajuar te ngjarjeve te kesaj jave, mund te lexoni me poshte analizen e specialistit te futbollit Besnik Duli e bere ne menyre ekskluzive per gazeten “Shkodra Sport” ne lidhje me te gjitha sfidat e kesaj jave:


Lushnja-Flamurtari (0-0)

Te dy trajneret i kishin vendosur skuadrat me detyra specifike vetem per fitore, duke pare si Lushnja nuk po bindte fare si ne loje, ashtu edhe ne rezultat. Edhe Flamurtari nuk ka vazhdimesi ne rezultate, edhe pse ne fushe mundohet t’i beje sa me mire! Lushnja vendoset me 3-5-2 dhe Flamurtari me 4-2-3-1. Me gjithe deshiren e luften per t’i shkeputur fitoren njera-tjetres, nuk ja arriten dot, si prej gabimeve ne pasin e fundit, ashtu edhe ne konkretizimin e goditjeve te topit ne portat respective. Mungoi shpejtesia ne qarkullimin e topit nga mbrojtja ne drejtim te sulmit dhe nuk u vune re shume vertikalizime. Topi nuk kishte agresivitet ne momentet decizive dhe, sigurisht qe kur keto mungojne, nuk mund te kete gol.


Oriku- Tomori (2-1)

Dy skuadra qe mundohen te tregojne se do te jene kocka te forta ne kete kategori, edhe pse ne fillim te lojes pak kush e kishte menduar se ky takim do fitohej nga Oriku, duke pasur parasysh dhe vete historine e ketyre skuadrave, edhe pse loja tregoi tjeter gje. Oriku i vendosur me formacionin 4-3-3 dhe Tomorri me ate 4-4-2. Te dyja skuadrat kerkojne zoterimin e topit dhe nisjen e tij sa me shpejt ne drejtim te sulmit. Jane vendasit qe ngulmojne dhe kerkojne te rrezikojne porten e miqve duke shenuar ne te 6-ten minute. Ndeshja eshte mjaft e bukur, me te dy ekipet qe luajne me qartesi taktike. Beratasit jane me kerkues ne veprimet sulmuese duke arritur barazimin ne te 20-ten. Pjesa e dyte fillon me mire per Orikun,I cili qarkullon topin dhe luan hapur ne gjysmefushe. Si rezultat I ketij presioni, arrihet edhe goli i fitores se Orikut, dhe megjithese ka perpjekje te shumta te miqve per te barazuar, nuk ka ndryshim ne rezultat.

Lufte e forte ne tre takimet e tjera, ku do te shikojme qe shume ndeshje do perfundojne barazim nga rivaliteti i forte i ketij kampionati: Terbuni -Apolonia 1-1, Besa -Korabi 1-1 e Turbina – Luzi 2-2 . Secila nga keto ndeshje ka specifikat e saj.

Terbuni -Apolonia (1-1)

Terbuni, nje ekip i ndertuar per te rivalizuar per kreun, me lojtare qe e premtojne kete. Apolonia, gjithashtu nje ekip me perberje, I cili premton shume, por na mbetet te shohim se sa do te jete ne gjendje ta perballoje deri ne fund kete gare. Loja kishte nivel te kenaqshem tekniko – taktik dhe pergatitje te kenaqshme ne te gjitha repartet per te dyja ekipet pergjithesisht.


Besa -Korabi (1-1)

Kur te gjithe mendonin se Besa e kishte siguruar fitoren, ndodhi ajo qe nuk pritej. Korabi mori nje pike me vlere ndaj nje Bese qe tregoi se si duhet luftuar deri ne minuten e fundit te lojes.

Turbina – Luzi (2-2)

Dy ekipe te cilat nuk duhen nenvleresuar, te cilat treguan sot se dine te luajne e te organizohen, duke shenuar nga dy here secila. Gjithsesi, te dyja skuadrat duhet te kene kujdes te ruajne ekuilibrat ne repartet e mbrojtjeve respektive.


Skenderbeu-Burreli (4-1)

Fitore dhe loje e bukur e Skenderbeut kunder Burrelit, me rezultatin 4-1, ku te dyja ekipet luajten me rreshtime te ndryshme. Secila me potecialin qe ka, u mundua te zbatoje vendosjet qe kishin marre nga trajneret, me formacionet 3-4-3 te Skenderbeut dhe 4-4-2 te Burrelit. Duke pare levizjet, si bashkevepronin repartet ne fazen sulmuese e ate mbrojtese, mund te themi se sot Skenderbeu ishte superior mbi Burrelin, ku gjate 90 minutave tregoi rritje ne te gjitha aspektet e lojes ne krahasim me ndeshjet e kaluara , kurse te matjanet mund te themi se nuk treguan asgje nga ajo qe pritej nga to. Tregoj dobesi te theksuara ne repartin e mbrojtjes. Duhet shume pune nga ana e tyre.


Dinamo -Beslidhja (4-0)

E pritshme kjo fitore e Dinamos sot, e cila ishte e vendosur me rreshtimin taktik 3-4-3, ndersa Beslidhja me ate 4–4-2. Loja ne minutat e para eshte kryesisht me qarkullim te topit ne mesfushe. Dinamovitet kerkojne topin ne cdo cep te fushes dhe behen ‘padrone’ ne cdo dyluftim. Luajne sakte me topa pas shpine e me vertikalizime te topit ne gjysmefushen e lezhjaneve, duke arritur te krijojne raste te mira per shenim, edhe pse golat do te vijne perkatesisht me te parin ne te 39-ten e me pas ne te 42-ten.

E njejta loje edhe ne pjesen e dyte, ku te dy ekipet mundohen te ndryshojne diçka ne loje nepermjet zevendesimeve te bera. Kjo solli rezultat te Dinamo, pasi njerin nga golat e shenoi ai qe hyri ne pjesen te dyte, koplikasi Ymeri. Te blute bie ne sy Marku, me 3 gola te shenuar. Çudi me ekipin e Bedlidhjes, qe eshte nje ekip i ndertuar per te prentenduar dhe tanime ndodhet ne vendin e 13-te. Duket se diçka nuk shkon me kete ekip, por mbetet te shihet reagimi i tyre ne vazhdimesi.