Vllaznia ne ndeshjen ndaj Egnatias ka bere nje paraqitje jo te mire, sidomos ne pjesen e pare dhe kjo çoi ne humbjen 0-3, nje rezultat ky qe ka zhgenjyer shume tifozet shkodrane.

Per specialistin e futbollit Shkelqim Muça, trajneri Brdariç nuk duhej te ikte. Nje deklarata te tille ai e ka bere ne analizen e zakonshme te bere ne emisionin “Rubrika Sportive” ne RTSH kur eshte shprehur:

“Vllaznia kishte mungesa, por ishte një skuadër e shpërfytyruar në pjesën e parë. Ishte një skuadër e vendosur keq, Egnatia e kapte çdo herë në befasi, shumë gabime në mbrojtje.

Brdariç nuk duhej të ikte, e mbante skuadrën gjithmonë të karikuar. Të vjen keq kur e shikon këtë Vllazni të pamotivuar. Egnatia tani është futur në ritëm, ka fituar me meritë”.