Verdiktet e Superliges shqiptare te ketij sezoni nga java ne jave kane filluar te marrin forme dhe perpos Tiranes, edhe Laçi duket i sigurte ne kete rrugetim.

Vendin e trete po e sulmojne Kukesi dhe Vllaznia dhe per trajnerin e futbollit Edmond Ruço, te dy ekipet nuk po kalojne nje moment te mire. Nje deklarate te tille ai e ka bere gjate emisionit “Fair Play” ku ka qene i ftuar teksa eshte shprehur:

“Laçi jam i bindur se e ka te sigurte nje vend ne Kupat e Europes, ndersa Kukesi dhe Vllaznia po çedojne nga java ne jave dhe po tregojne nje fytyre tjeter nga ajo çfare kane treguar ne dy fazet e para.

Vllaznia kishte nje ekip solid, kompakt nen drejtimin e trajnerit Brdariç. Une kam shume respekt edhe per Plorin, nje trajner qe punon shume i cili e njeh shume mire edhe ambjentin, por mesa duket atij grupi i eshte marre maksimumi dhe nuk kane se çfare japin me.

Nderkohe per Kukesin ndjej keqardhje sepse ne njeren ane nuk ben me ate lojen qe bente ne fillim dhe ishte shembull per te gjithe. Ai sivjet eshte larg pritshmerive, larg objektivave qe klubi kishte”./SHKODRA-SPORT.COM/