Kemi shume vite qe jemi prane sportit ne Shkoder dhe sigurisht qe çdo ekip apo sport ka patur uljet e ngritjet e tij. Por kurrsesi nuk kishte ndodhur qe te gjitha ekipet e lojerave me dore te ishin ne kete nivel ku ndodhen sot. Mbase protagonistet e ketyre ekipeve nuk do jene dakord me kete shkrim, por ne konstatojme tjeter gje.

Mjafton t’i referohemi ndeshjeve te javes se fundit per kater ekipet e lojerave me dore te Sk Vllaznia, tre prej te cilave jane luajtur ne Shkoder dhe nje ne Tirane.

Basketboll meshkuj: Beselidhja- Vllaznia 106-75

Basketboll femra: Vllaznia- Flamurtari 34-70

Volejboll meshkuj: Vllaznia- Tirana 1-3

Volejboll femra: Vllaznia- Tirana 0-3

Sigurisht qe ndeshjet edhe mund te humben sepse perballe ekipeve te Vllaznise kane qene kundershtare te mirepaguar dhe pretendente, por ky nuk eshte shqetesimi i vetem. Kjo sepse ekipet shkodrane u futen ne fushe “te dorezuar” ndaj ketyre kundershtareve dhe kjo eshte jo shume normale.

Perpos kesaj, ajo qe na shqeteson ka te beje edhe me braktisjen e pallatit te sportit “Qazim Dervishi” nga tifozet shkodrane. Nese i marrim sebashku tre ndeshjet e luajtura te premten e te shtunen ne kete pallat te sportit, numri total i tifozeve te pranishem nuk e kalon 150 apo 200 tifoze!!!

Dhe kjo eshte e pafalshme. Tifozet nuk vijne me sepse ekipet e tyre te zemres nuk ofrojne me asnje emocion. Ata jane pozicionuar diku ne mes te renditjes apo dhe ne fund fare dhe si rrjedhoje, askush nuk ka deshire t’i mbeshtese me. Ja renditja aktuale e ketyre ekipeve ne kete moment te kampionatit:

Basketboll meshkuj: Vllaznia e gjashte nder gjashte skuadra pjesmarrese

Basketboll femra: Vllaznia e pesta nder 7 skuadra pjesmarrese

Volejboll meshkuj: Vllaznia e katert nder 8 skuadra pjesmarrese

Volejboll femra: Vllaznia e pesta nder 8 skuadra pjesmarrese

Shikohet qarte se pozitat e ketyre ekipeve nuk jane aty ku e deshirojne tifozet. Madje basketbolli i meshkujve ndodhet ne nje moment katastrofik sepse eshte shume prane renies nga Superliga dhe ka pak shanse te shpetoje. Edhe nese kjo ndodh, eshte e sigurte se do t’i duhet te pakten 2-3 vjet per t’u ngjitur sepse nuk ka lojtare ngaqe prej vitesh nuk eshte punuar me moshat.

Basketbolli i femrave eshte thjesht ne gare per te zene vendin e katert dhe me shume mundesi do ia dale, por nuk mund te pretendoje asgje me shume sepse tre ekipet e para jane te paarritshme per te fale investimeve qe ato bejne.

Volejbolli i meshkujve kerkon te mbaje vendin e katert dhe mund t’ia dale dhe ndoshta mund te shkoje edhe pak me lart ne play-off, por per te synuar trofe e ka te pamundur ngaqe 2-3 ekipe te tjera kane shpenzuar shume per te marre lojtare cilesore.

Volejbolli i femrave sakaq ka ndryshuar strategji duke larguar tre lojtaret e huaja qe kishte ne gjysmen e pare te tij, duke “i plotesuar deshiren” edhe nje pjese te shkodraneve qe donin nje ekip “bio”. Si rrjedhoje jane rikthyer 2-3 lojtare nga ky qytet qe kane qene edhe me perpara pjese e saj, por me kete perberje nuk mund te shkosh askush. Madje edhe play-offi eshte ne rrezik.

Çfare po ndodh me lojerat me dore ne Shkoder? Nje pyetje qe per momentin askush nuk po i jep pergjigje, ndonese gjendja po degradon keq e me keq nga viti ne vit. Shkaterrimi i Sportklub Vllaznia dhe kalimi i secilit sport ne shoqata me vehte, nuk ka sjelle ndonje progres, perkundrazi.

Ato mbahen thuajse kryesisht dhe teresisht me fondet qe vazhdon te akordoje Bashkia Shkoder, te cilat jane te konsiderueshme por asnjehere te mjaftueshme per te ndertuar ekipe konkurruese. Mjafton ketu te permendim shumat e medha qe duke shpenzuar Bashkite Tirane, Korçe, Shijak e ndonje tjeter per ekipet e tyre te lojerave me dore, shto ketu edhe ndonje sponsor qe ato kane.

Per kete arsye, sa me shpejt te jete e mundur, Bashkia Shkoder, drejtuesit e shoqatave respektive dhe specialiste te secilit sport duhet te ulen ne tavoline per te biseduar e gjetur zgjidhje sa nuk eshte vone. Fatin e ekipit te basketbollit te meshkujve qe po prek kategorine e pare, shpejt mund ta kene edhe te tjeret.

Ajo qe konstatojme eshte se çdo dite e me shume, te rinjte dhe te rejat ne Shkoder kane gjithnje e me pak deshire te merren me sport sepse nuk shohin asnje te ardhme aty./SHKODRA-SPORT.COM/