Tuesday, January 27, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREAnçeloti bën llogaritë për Fiorentinën, Hysaj do të ulet sërish në stol

Ançeloti bën llogaritë për Fiorentinën, Hysaj do të ulet sërish në stol

Napoli i Firences pritet të jetë shumë i ngjashëm me atë që ka luajtur gjatë këtij sezoni në Champions League. Pra, pa mbrojtësin e Kombëtares, Elseid Hysaj, titullar.

Sipas asaj që është parë në stërvitjen e këtyre ditëve, trajneri Ançeloti do të aktivizojë Maksimoviç në krahun e djathtë të mbrojtjes në ndeshjen me Fiorentinën.

Lajmin e bën të ditur “La Gazzetta dello Sport”, duke e argumentuar me faktin se trajneri kërkon një mbrojtje sa më solide për të përballuar Muriel me shokë.

Maksimoviç do të spostohet në të djathtë, ndërsa në qendër do të jenë Albiol dhe Kulibali. Organizimi i lojës do t’i besohet Fabian Ruiz, Zielinski do të pozicionohet në të majtë, ndërsa në sulm pritet të jetë dyshja Insinje-Milik. Hysaj ishte titullar në ndeshjen e fundit të Napolit, ndërsa ndaj Fiorentinës do ta nisë nga stoli. / Vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments