Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREAncelotti udhëton në Angli, takohet me drejtuesit e klubit të njohur

Ancelotti udhëton në Angli, takohet me drejtuesit e klubit të njohur

Everton është në kërkim të një trajneri që pas shkarkimit të Marcos Silvas. Ekipi nga Liverpooli drejtohet nga Duncan Ferguson, i cili nuk ka bindur aspak në këto javë në Premier League.

Shumë emra janë diskutuar për të marrë drejtimin e klubit, siç janë ato të Unai Emery dhe David Moyes. Mirëpo nga ajo që raporton “Sky Sports” në skenë ka dalë dhe emri i Carlo Ancelotti, i cili u shkarkua së fundmi nga Napoli.

Sipas “Sky Sports” trajneri italian ka mbërritur sot në Liverpool dhe po diskuton me drejtuesit e klubit të Everton. Media e njohur nuk jep më shumë informacione, por me qenë se Ancelotti e ka ndërrmarë këtë udhëtim, mundësia për një marrëveshje ekziston.

Për 60 vjeçarin ky do të ishte një rikthim në Premier League, pasi më parë ka drejtuar ekipin e Chelseat nga viti 2009 deri më 2011.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments