Golashenuesja me e mire ne historine e futbollit shqiptar Megi Doçi vazhdon jo vetem te shenoje, por disa prej golave te saj, jane vertete te shkelqyer.

Nje te tille e ka shenuar serish sot ajo, pikerisht ne ndeshjen ndaj Tirana AS. Ky eshte njeri prej tre golave te saj dhe eshte vertete i shkelqyer.

Ajo ka ekzekutuar nje goditje denimi ne nje distance mbi 30 metra larg portes se ekipit kundershtar dhe ndonese perballe saj ne mur jane dy futbolliste te Tirana AS dhe po ashtu edhe portieria, por ne fakt ato nuk kane se çfare te bejne.

Topi i gjuajtur shume fort nga futbollistja e Vllaznise ka perfunduar ne trekendeshin e djathte te siperm te portes, aty ku nuk mund ta ndale kush.

Ne kete menyre, besoj se vlen ajo shprehja e komentatorit Bashkim Ramekaj qe beri xhiron e internetit kur bertet “gol dhe trekanç”. Per me shume shikoni videon e ketij goli: