Fillimisht ishte Elen Fokerma, futbollistja e cila u përfshi në skuadrën e meshkujve të Foraut. Por, tani loja në Holandë ka filluar të bëhet serioze dhe pritet një revolucion në futboll. Nga sezoni 2021-2022 femrat mund të përfshihen në skuadrat e meshkujve.

Lajmin e ka bërë të ditur federata holandeze përmes një njoftimi duke shpjeguar se ky është një projekt pilot, mes dy skuadrave Fokema dhe Foraut. Në këtë mënyrë femrat do të përfshihen në listat e futbollit të meshkujve dhe të luajnë në kategorinë A.

Deri tani, sipas rregullores së federatës, vetëm një femër mund të luante në formacionin e meshkujve në skuadrat e moshave, por tani do të lejohen të çdo moshe. Ky është një ndryshim epokal, i cili mund të ndikojë në të ardhmen e futbollit.

Sigurisht që mesazhi i përçuar me këtë histori është i jashtëzakonshëm dhe mbi të gjitha për barazinë gjinore. Kujtojmë që futbolli shpeshherë është etiketuar si sporti i meshkujve, por në vitet e fundit dhe ai i femrave ka pasur një zhvillim të madh. Mbetet për t’u parë nëse diçka e tillë do të pasohet në kampionatet e tjera apo në shtetet e tjera