Topi i ri në Kategorinë Superiore është bërë burim polemikash. Në këtë sezon të elitës në futbollin shqiptar është përdorur një top tjetër, i cili nuk është pëlqyer nga lojtarët për shkak të ngjyrave të tij.

Kjo pasi ngjyra e sferës ngjan shpeshherë me fanellat e lojtarëve, çka sjell vështirësi në fushë. E thënë më ndryshe, një top i tillë përdoret në fusha që janë të mbuluara nga dëbora.

FSHF në dijeni për ankesat e bëra, ka rikthyer edhe një herë topin e përdorur në sezonin e kaluar. Diçka të tillë e pamë në derbin mes Partizanit dhe Dinamos, të luajtur sot në Elbasan Arena, sfidë kjo që u mbyll 1-1.

Ende nuk eshte e qarte nese edhe ne ndeshjet e ardhshme do te vijoje te perdoren topat e sezonit te kaluar apo jo, sepse problem mbetet se ku do t’i cojne topat e kuq qe kane ardhur per t’u perdorur kete sezon.