Përsëritet për të tretin vit me rradhë suksesi i boksierëve 16 vjeçarëve të Vllaznisë.

Ata janë shpallur sërish kampionë të vendit edhe për vitin 2018. Një sukses i cili ka ardhur pas një dominimi absolut të boksierëve të saj të cilët kanë dominuar në shumë pesha ndaj rivalëve të tyre.

Nga 11 sportistët me të cilët ekipi shkodran është përfaqësuar në këtë kampionat, 8 prej tyre kanë dalë në finale dhe nga to, 6 janë shpallur kampionë.

Bëhet fjalë pikërisht për Kristian Koçin, Luan Aliun, Leonard Arën, Besjor Gjetjen, Angjelin Dardhën dhe Klodian Dodën.

Përveç tyre, nga ekipi shkodran ka dalë edhe boksieri më i mirë i kampionatit që është Angjelin Dardha i cili ka merituar edhe kupën përkatëse të vënë nga FSHBo.

Kampionati i 16 vjeçarvëve sivjet ka ngjallur një interes të madh prej pjesmarrjes së shumë sportistëve, pjestarë të 11 ekipeve.

Shumë prej ndeshjeve kanë dhuruar emocione dhe kjo tregon se boksi shqiptar është në rrugën e duhur të ripërtëritjes së tij.

Vllaznia në këtë mënyrë është kampione edhe për vitin 2018, kjo falë suksesit të këtyre sportistëve por edhe punës së bërë nga vëllezërit trajnerë Klaudio dhe Emiljano Çekini.
© shkodrasport.com


Angjelin Dardha i Vllaznise duke marre kupen e boksierit me te mire te kampionatit.