Emirion Sino thotë se është dhunuar në Vlorë dhe se do të zbardhë gjithçka në relacionin e tij.

Ai përmend emra se cilët ishin dhunuesit dhe pohon se ka pasur tentativë edhe nga Sinan Idrizi për ta goditur.

Çfarë ndodhi në Vlorë?

Ndodhi që u tensionua situata dhe unë gjithçka do ta raportoj në relacionin tim si arbitër kryesor.

Sinan Idrizi deklaroi se asistenti juaj ka sharë dhe ka provokuar tifozët vlonjatë, duke përdorur fjalor rrugaçëror?

Nuk është e vërtetë. Ajo që mund të them unë është se Ardi Ciruna, drejtori sportiv më ka goditur me shkelm.

Më pas ka ardhur Sinan Idrizi që të më godasë te dhomat e zhveshjes, por nuk ia doli sepse u mbyll dera. Ja kaq di të them unë.

A ju shoqëruan juve në polici?

Nuk është e vërtetë. Është fabrikuar një lajm i tillë, por nuk është e vërtetë, madje na kanë alarmuar edhe familjen. Idrizi përhap lajme të tilla.

Pse mendoni se përhap Idrizi lajme të tilla?

Sepse e ka kuptuar që ka bërë rrëmujën e madhe. Del Sinan Idrizi edhe ankohet, ndërkohë që asistenti im është me dy-tre të qepura. Ma thoni pak tani kush e ka fajin…!