Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, shprehu keqardhje për gabimin e mbrojtësave në momentin e golit të shënuar nga Ibraimi në derbin që përfundoi në barazim 1-1. Sipas teknikut të skuadrës së kuqe, gabimet janë pothuajse “copy-paste”. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, Daja ndër të tjera u shpreh:

BARAZIMI- Gabimet janë pothuajse copy-paste në çdo ndeshje. Nëse do ta mbanim portën të paprekur në ndeshjet e zhvilluar nuk do të kishim marrë 4 barazime.

Kemi përdorur në këto 4 ndeshje të gjithë kontingjentin që kemi. Kemi marrë informacion për çdo lojtar. E keqja është që ky informacion merret në ndeshje zyrtare. Ndryshuam edhe vendosje, për ti dhënë qetësi mbrojtjes, por edhe sot u gabua pa asnjë presioni. Duhet të vepronim më mirë në mënyrën e dinamikës së aksionit. Në momentin që nuk pësojmë gol do ta kemi më të lehtë për të shkuar te fitorja.

SISTEMI I LOJËS- Besoj që kemi më shumë informacionë. Duhet konsoliduar akoma më shumë edhe manovra. Kemi dhe një variant tjetër për të luajtur me lojtarët që kemi. Mbetet për t’u parë në javët në vazhdim. Duhet t’iu japim më shumë superioritet mbrojtësve, lojën e ndërtojmë nga poshtë, edhe pa na vënë në presion kundërshtari, gabojmë vetë.

Me lojtarët që kemi mendoj që kjo mund të jetë skema më efikasëse. Pushimi pas kësaj ndeshjes, do na japë mundësinë për të automatizuar manovrën dhe për të provuar ndonjë sistem që nuk e kemi provuar deri tani.

NGARKESA PSIKOLOGJIKE- Doza e presionit psikologjik për rezultatet ndihet. Kemi 3 lojtarë, Cara, 21 vjeç, Rrapaj 20 vjeç dhe Marku 20 vjeç, janë 3 lojtarë të rinj që mund të japin më shumë për ekipin. Cara ka humbur raste, por mos harrojmë që ka penetruar në zonë dhe në këto javë ka marrë 3 penallti.

Edhe Mala dhe Kaçe kishin tjetër kondicion tjetër. Besoj që në vijim mund të ulet doza e gabimeve, për të ulur presionin e rezultateve. Nëse në të gjitha ndeshjet nuk do të kishim pësuar golat që i dhurojmë vetë, do ta kishim më të lehtë për të shkuar te fitorja.

ZËVENDËSIMET- E diskutuam në fundin e ndeshjes, për mënyrën se si do të shfaqej kundërshtari. Belicës i kërkuam të shtynte në linjat e qendrës. Belica tentoi disa herë, Sota tentoi më shumë. Me kalimin e minutave, hoqëm një nga 3 mbrojtësat dhe kaluam në një 4-2-3-1.

Gjatë gjithë kohës edhe Mala edhe Musta po merrnin gjerësi për të shtuar trysninë te zona e golit të kundërshtarit. Rastet i kishim. Kur nuk finalizon çfarëdolloj thirrje mbetet jo e mirë.