Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes në San Sebastian kundër Real Sociedad. Trajneri italian dha mendimin e tij edhe për vendimin e Xavit për të qëndruar në pankinën e Barcelonës:

“Përpara Real Sociedad-it kemi të gjithë energjinë e mundshme, objektivi është shumë i qartë. Jemi 7 pikë larg fitores së La Ligës dhe objektivi është t’i marrim sa më shpejt”, tha ai për ndeshjen e radhës.


A është qëndrimi i Xavit i mirë edhe për Real Madridin?

“Ai bëri një punë të shkëlqyeshme në Barcelonë, ai e njeh mirë klubin, mua më duket vendimi i duhur”.