Andrea Isufaj është një futbollist i talentuar shqiptar, i cili këtë verë ka nënshkruar me skuadrën e Chievos. 17-vjeçari ka spikatur që në verën e kaluar kur ishte pjesë e Arezzos, dhe nga 1 korriku luan me 19 vjeçarët e Chievos.

Sezonin e kaluar ai shënoi 12 gola në 23 takime në kampionatin e të rinjve, ndërkohë që sot ai ka shënuar në një miqësore të fituar 2-1 ndaj Manchester City-it (U 19). Isufaj ka postuar edhe videon e golit në profilin e tij në “Facebook”, teksa nuk e fsheh gëzimin për golin e realizuar.