Mesfushori Andres Iniesta së fundmi në një intervistë të tijën ka rrëfyer për shumë gjëra që kanë të bëjnë me karierrën e tij futbollistike.

Ajo që ka bërë më shumë përshtypje në intervistën e tij kanë qenë akuzat drejtuar ish-trajnerit të Real Madrid, Jose Mourinho. Andres Iniesta beson se portugezi ka qenë njeri u, i cili solli urrejtjn midis lojtarëve të dy ekipeve dhe përçau ekipin kombëtar.

Ish-legjenda e Barcelonës ka folur në “La Sextas’s Salvados shoë” për rivalitetin historik të tyre.

“Edhe po të mos jesh te Real-i e Barcelona kupton se situata ishte jo e këndshme dhe elementi çelës në atë histori ishte Mourinho.”

“Kushdo mund ta vërente këtë. Ne kishim ndjerë rivalitet para asaj periudhe, por më pas pamë urrejtje. Kjo atmosferë u zhvilluar dhe ishte e padurueshme. Tensioni Real-Barça i shkaktuar nga Mourinho e dëmtoi shumë ekipin kombëtar dhe shokët e ekipit.”