Përpara ndeshjes Tottenham-Hudersfield, gjyqtari kryesor, Mikle Jones u dëmtua ndërkohë që po kryente nxemjen.

Arbitri i 4-t mori vendin e Jones, duke lënë vakant pozicionin e tij fillestar.

Në këtë çast, organizatorët e takimit u vunë në kërkim të dikujt që mund të mbulonte rolin e gjyqtarit të 4-t, duke parë nga tifozët, nëse dikush mund ta merrte përsipër këtë pozicion.

Njëri prej fansave doli vullnetar, por gjyqtari Jones pranoi që të kryente rolin e gjyqtarit të 4-t, duke u ulur në një karige midis dy pankinave, asaj të Tottenham dhe Hudersfield./vipsport/