Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i ndeshjeve të Kombëtareve, trajnerët po i japin dorën e fundit përgatitjeve dhe po bëhen gati për grumbullimet që nisin nga e hëna. Anglia do të luajë në dy ndeshje miqësore pas pak ditësh ndërkohë që Anglia do të marrë pjesë edhe në një turne prestigjioz që do të mbahet në Itali.

Në prag të këtyre takimeve, trajneri ka grumbulluar futbollistët që mendon se mund të bëjnë më shumë punë ndërkohë që befasia është me talentin e Borusia Dortmundit që po çmend Europën, Jadon Sanço.

Talenti 18-vjeçar është lënë jashtë nga trajneri i Anglisë U21 duke qenë se ai ka vendosur të tregojë besnikëri për ‘veteranët’ e grupit.

Në prononcim për mediat angleze, trajneri i U21, ashtu si edhe trajneri i Anglisë, Southgeit kanë pranuar se grumbullimi i Sanços do të ishte një gabim duke qenë se prish harmoninë në skuadër dhe jep sinjal se nuk vlerësohen të gjithë njëlloj.

Në këtë mënyrë, është vendosur që në grumbullim të shkojnë vetëm futbollistët që kanë dhënë kontributin e tyre për kualifikimin dhe jo Sanço. /VipSport/