Prej disa ditesh ka qene ne dyshim nese do te luante apo jo dhe deshira e vete lojtarit ishte per te qene ne fushe pasditen e neserme ne sfiden ndaj Partizanit, por ne fund nuk ia ka dale. Esin Hakaj nuk do te mundet te jete pjese e skuadres per kete takim.

Diten e djeshme mbrojtesi i majte i kuqebluve ka zhvilluar nje stervitje thuajse normale me skuadren dhe kjo i shtoi shpresat per nje aktivizim te mundshem te tij ndaj skuadres qe kryeson aktualisht kampionatin.

Por siç e tha edhe trajneri Josa, vendimtare do te ishte seanca e fundit stervitore ku do te shikohej gjendja e tij. Dhe per fat te keq, gjerat nuk kane shkuar ashtu si duhet. 26 vjeçari eshte detyruar ta nderprese ne mes stervitjen sepse ka ndjere serish shqetesime.

Si rrjedhoje trajneri Josa dhe stafi i tij, te gjendur para kesaj situate, jane detyruar te shohin menjehere drejt zgjidhjes tjeter, aktivizimit te futbollistit Geralb Smajli ne vendin e tij. Ne fakt, 20 vjeçari e ka provuar edhe here te tjera te luaje si titullar ngaqe Hakaj po shoqerohet me probleme kete sezon.

Mbrojtesi i majte ne kete menyre i shtohet Latifit, Boshnjakut e Heriç, qe po ashtu jane te demtuar dhe te pamundur per te luajtur, megjithate Vllaznia pavaresisht ketyre problemeve nuk do te heqe dore nga kerkesa per ta fituar me çdo kusht kete takim./SHKODRA-SPORT.COM/