KF Murlani e nisi kampionatin duke humbur me rezultatin 1-2 ne Koplik ndaj Murlanit. Nje rezultat zhgenjyes ne pamje te pare, por kur ke parasysh se pak dite me pare ai humbi po ndaj te njejtit kundershtar 0-3 per kupe, tregon se gjerat kane filluar te rregullohen tek kjo skuader.

Kete gje ne fakt e pranon edhe trajneri Vahedin Pepaj. Ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport”, ai do te shprehej: “Mendoj se gjerat kane filluar te permiresohen. Skuadra ka qene me e pergatitur dhe me e kompletuar per kete ndeshjen e pare te kampionatit.

Jam i bindur se ne ndeshjet e ardhshme do te jemi edhe me mire ngaqe edhe kontigjenti do te jete me i plote. Perpos dy brazilianeve qe luajten ndaj Veleçikut, ne kemi federuar tashme edhe dy brazilianet e tjere te cilet kane qene edhe vjet pjese e ekipit dhe i njohim mire si dhe nje australian.

Keto tre lojtare kishin probleme me dokumentacionin ne ndeshjen e pare dhe prandaj nuk luajten por do te jene te gatshem per ndeshjen e dyte qe do te luajme ndaj ekipit te Shenkollit pas dy javesh ne Barbullush. Synimet e KF Murlanit ne sezonin e ri do te jene per te qene ne mes 3-4 ekipeve te para te kampionatit”.

Nderkohe te plote prononcimin e trajnerit Vahedin Pepaj mund ta gjeni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: