Kombëtarja e Anglisë e drejtuar nga trajneri Garet Sauthgejt ka publikuar ditën e sotme listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022, kundër San Marinos, Shqipërisë dhe Polonisë.

Në listë spikasin emra të rëndësishëm që do të prekin fushën e Air Albania si Heri Kejn, sulmuesi kryesor i “3 Luanëve” dhe që pritet t’iu hapë shumë punë Gjimshitit me shokë, ndërkohë, nuk mungojnë Lingard apo Rashford i Mançester Junajtid.

Sakaq, bie në sy rikthimi i Xhon Stons të Mançester Sitit në mbrojtje i cili paraqitjen e fundit me kombëtaren e ka në vitin 2019, si dhe Ljuk Shou që po ashtu i mungonte britanikëve prej vitit 2018.

Ndërkohë, është konfirmuar mungesa e portierit Pikford të dëmtuar, ndërsa i është bërë vend atij të Junajtid, Din Henderson, Xhonston dhe Nik Pop. /VipSport/