Tre lojtarët te Vlaznia dyshohet se janë infektuar me Koronavirus.

Ata kanë ndjerë shqetësime të ndryshme, të shoqëruar me temperaturë të lartë dhe kanë munguar në stërvitjen e skuadrës.

Menjëherë pas kësaj, dyshimet kanë qenë se janë të infektuar me Koronavirus. Burime për “Panorama Sport” në klub, tregojnë se lojtarët janë ngujuar në shtëpitë e tyre dhe njërit prej tyre i është bërë tamponi.

Deri tani janë thjesht dyshime, teksa më vonë do të mësohet edhe më shumë rreth gjendjes së futbollistëve dhe nëse janë infektuar apo jo me Koronavirus.