Tek Liria e Prizrenit perveç trajnerit Samuel Nikaj eshte edhe shkodrani tjeter Alsid Tafili, i cili kaloi këtë vit nga Vllaznia tek Kf Liria, në  Kosovë.

Me anë të një postimi në Facebook ai ka sqaruar si një kapiten i vërtetë edhe fjalët që, sipas tij, po ”turbullojnë ujërat” tek ekipi: “Pas disa shkrimeve ne portale duke shprehur pakorrektesi te fc liria pa dashur te cenoj interesat e kerkuj,une si pjestar i ketij ekipi,duke mu besu edhe roli i kapitenit e shof te arsyeshme te sqaroj qe sa i perket stafit dhe lojtareve nuk ka pas probleme nga ana financiare.

Sic jane premtuar ne fillim,deri tani jan mbajtur premtimet. Ekipi eshte brenda objektivave per arritjen e superliges dhe pse shume faktor te jashtem e veshtirsojne realizimin e ktij objektivit edhe pse nuk esht ne favor te qytetit edhe tradites e prizrenit. Giithsesi po punohet shume fort per qellimin e vetem,DREJT SUPERLIGES !!”

Akuzat për jokorrektësi dhe probleme financiare kanë ardhur nga disa portale në Kosovë.Nëse Kf Liria do ja dalë të ngjitet në Superligë, mbetet të shihet.