Anri Kashiku u kthye në hero. Futbollisti u vetësakrifikua mes dallgëve për të shpëtuar të gjallë dy të mitur, vëllain dhe shokun e tij, të dy 15-vjeç.

18-vjeçari arriti t’i shtynte me not drejt bregut djemtë, pasi dalllgët përmbysën vendin ku ata qëndronin. Megjithatë, ai vetë nuk doli dot më në sipërfaqe, për t’u gjetur më vonë i pajetë nga Policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Durrës, ku edhe njëherë u tregua papërgjegjshmëria e organeve dhe neglizhenca që kanë për jetët e qytetatërve. Në fakt, lind pyetja, ku ndodhej roja bregdetare kur 18-vjeçari sakrifikoi jetën?

Anri Kashiku është heroi që duhet ta njohim të gjithë, është i riu që na dha një mësim në mënyrën më të dhimbshme, është ai që sakrifikoi për të shpëtuar dy jetë. Me pak fjalë, një hero i vërtetë.

Kjo është edhe një fatkeqësi shumë e dhimbshme për një familje, e cila në vazhdimësi të jetës së tyre, do të jenë të lënduar përgjithmonë. U prehsh në paqe Anri Kashiku!
Maringlen ZHIVANI