Mesfushori shkodran Ansi Nika do të jetë pjesë e kurbinasve edhe sezonin e ardhshëm. Dje ai është vënë nën urdhrat e trajneri Nica. Ai veshi për herë të parë fanellën e Laçit në janar, kur erdhi nga skuadra e Tiranës së bashku me Erjon Vucajn. 26-vjeçari luajti rregullisht me kurbinasit, duke zbritur 15 herë në fushën e blertë.

Nika realizoi një gol me vlera në fitoren ndaj Flamurtarit vjet dhe tashmë është konfirmuar bashkëpunimi edhe për një sezon me skuadrën e financuar nga Pashk Laska. Pas arritjes së marrëveshjes, Nika për “Sport Ekspres” ka deklaruar: “Jam i lumtur që jam pjesë e Laçit, pasi kam ndjerë respekt dhe mbështetje në pjesën e dytë të sezonit të shkuar. U jam shumë mirënjohës dhe do vazhdoj të jap maksimumin për këtë ekip. Shpresoj që të arrijmë ato objektiva që do i vendosë klubi për sezonin e ri. Falënderoj presidentin për pritjen dhe gatishmërinë që pati ndaj meje, sikurse edhe trajnerët, Stavri Nicën dhe Ylber Zanin. Së bashku me shokët e ekipit do t’ia arrijmë t’ia dalim me sukses”.

© shkodrasport.com