Vllaznia dhe Teuta ndanë nga një pike në një ndeshje dramatike në ‘’Loro Boriçi’’ ku durrsakët luajtën një pjesë loje me 10 lojtarë.
Shkodranët shënuan golin e avantazhit në minutat shtesë në fundin e takimit, por gjyqtari Bajramaj e anuloi golin për pozicion jashtë lojë.
Nga pamjet e siguruara nga kamerat e VAR-it, Aralica duket se qëndron përpara Selmanit në momentin e golit duke i dhënë të drejtë vendimit të gjyqtarit.
Në ndihmesë të vendimit është edhe viza e kuqe e cila tregon kufirin e dy kundërshtarëve me njëri-tjetrin për t’i dhënë serish të drejtë vendimit të gjyqtarit./panorama-sport.com/