Pasi qeveria holandeze vendosi pezullimin e aktiviteteve sportive në vend deri në datën 1 shtator, ky sezon i futbollit në kampionatin holandez (Eredivisie) është anuluar përfundimisht.

Në këtë mënyrë, nuk do të ketë kampion për këtë edicion. Dy pretendentët për trofeun e kampionatit Ajaksi dhe AZ Alkmari tashmë duhet të bëjnë llogaritë për sezonin pasardhës pasi titulli është lënë vakant.

Nga ky vendim i qeverisë holandeze, penalizohen dhe skuadrat që luftojnë për t’u ngjitur në elitë. Kryesuesit e divizionit të dytë të futbollit holandez Kamburi nuk do të luajnë sezonin e ardhshëm në Eredivisie, edhe pse e kryesojnë kampionatin me 11 pikë.

Megjithatë, ekipet Den Hag, Sitard dhe Valvijk nuk do të rrëzohen nga kampionati holandez.