Jo vetëm federatat respektive, por është edhe FIFA që ka vendosur të japë ndihmën e saj në këtë periudhë të vështirë për skuadrat e futbollit. Janë 211 federata dhe në total është një shumë prej 150 milionë eurosh që do të shpërndahen në mënyrë të barabartë së shpejti.

“Pandemia ka prodhuar një sfidë të paparë për gjithë komunitetin e futbollit dhe është detyrë e FIFA-s të mbështesë ata që kanë nevojë.

Do të fillojmë duke ofruar ndihmë të menjëhershme për Federatat tona, shumë prej të cilave po përballen me vështirësi serioze”, – deklaron Xhani Infantino, kreu aktual i FIFA-s.

Ng kjo paketë sigurisht që përfiton edhe futbolli shqiptar një shumë prej 500 mijë eurove që do t’u shpërndahet klubeve për këtë situatë jot ë mirë që është duke kaluar edhe futbolli shqiptar…/Vipsport/