Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREApeli i legjendës së futbollit për të rinjtë: Lini kafet, mundeni Koronën...

Apeli i legjendës së futbollit për të rinjtë: Lini kafet, mundeni Koronën me not në mars

Ndodh edhe keshtu. Nje nga emrat e njohur te futbollit shqiptar, kerkon te sfidoje situaten e krijuar ne vend dhe e ka gjetur zgjidhjen. Eshte Rrapo Taho ai qe sfidon Koronavirusin.

“Panorama Sport” e ka gjetur Tahon dje në plazhin e ri pranë tunelit, në vendin e tij të preferuar. Për gazetën, Taho ka edhe një apel për të rinjtë.

“Siç e dini unë e filloj plazhin shpejt. Tani në mars uji është pak i ftohtë në fakt, por të bën mirë për shëndetin. I këshilloj të rinjtë që të merren me aktivitete sportive dhe të mos qëndrojnë në kafene tani që është edhe situata e Koronavirusit.

Të mos frekuentojnë palestrat, por të vijnë këtu në plazh. Nuk do të thotë që të lahen, pasi jo çdokush mund ta bëjë, por të vijnë të bëjnë vrap e ushtrime fizike.

Ashtu do të jenë edhe më të shëndetshëm. Të mos frikësohen nga Koronavirusi, por të shikojnë mundësinë që të bëjnë një jetë të shëndetshme dhe sportive”, shprehet Taho.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments