Diten e sotme perveç Komisionit te Disiplines, eshte mbledhur edhe ai i Apelit prane Federates Shqiptare te Futbollit. Ai ka marrë parasysh kërkesën e Fation Kirit duke ndryshuar vendimin e Komisionit të Disiplinës te marre disa kohe me pare.

Në dhjetor, lojtari i Vllaznisë u dënua për gjithë edicionin sportiv, ndërsa tashmë do të jetë pjesë e skuadrës pas 5 javëve. Në njoftimin e bërë në kanalin zyrtar të Federatës Shqiptare të Futbollit thuhej:

“1.Pranimin e pjesshëm të ankimit të z.Fation Kiri

2. Ndryshimin e Vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës nr.16, datë 14.12.2022, pika 26 duke vendosur pezullimin per 5 jave ndeshje te lojtarit Fation Kiri, duke filluar nga data 14.12.2022

3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër”.

Me rikthimin tashme ne fushe edhe te Fation Kirit, padyshim qe skuadra shkodrane do te jete edhe me e plote ne organiken e saj. Siç kane bere te ditur vete drejtuesit e saj, objektivat jane serioz ne kampionatin aktual dhe Kiri mund t’u jape nje dore ne kete drejtim.