Apolonia edhe pse dha shkëndija, duke marë edhe pikë në ndeshje delikate në transfertë, duket se nuk është duke përjetuar një moment të mire.

Madje, nga ajo që është vënë re në ndeshjet e fundit kanë munguar 6 futbollistë, sidomos në ndeshjen e fundit me Teutën: Benjamin Agiare, Stefano Omeri, Ksement Mehmeti, Aleksandro Zaimaj, Jeton Krasniqi dhe Ekemini Ejoh, të cilët nuk figuronin në protokoll.

Vetëm Agiare dhe Omeri kanë qenë të dëmtuar, ndërsa 4 të tjerët kanë pasur arsyen e pezullimit apo bllokimit nga ana e trajnerit dhe klubit. Madje, nga sa është vënë re, ka javë që Krasniqi e Ksement mehmeti nuk janë përfshirë me skuadrën fierake.

Tashmë mbetet për t’u parë, nëse do të jenë gati në sfidën e radhës apo jo, por duket se fierakët shpresojnë te mbijtesea vetëm matematikisht, madje, objektivi i tyre varet edhe nga ecuria e rivalëve për mbijetesë.