Ate qe nuk e arriti ekipi i te rriturve te Vllaznise, mund ta arrije ai i 21 vjeçareve te ketij klubi. Ky ekip ka siguruar daljen ne finalen e kampionatit ku do te ndeshet me ekipin e Skenderbeut.

Ne gjysmefinale Vllaznia U21 ka mundur me rezultatin e paster 3-0 ekipin e Tiranes duke siguruar kesisoj daljen ne finale ku padyshim qe do te synoje titullin kampion.

Ndaj Skenderbeut do te luhen dy ndeshje, pikerisht ne datat 20 dhe 21 prill ne Tirane dhe kampion do te shpallet ekipi qe do t’i fitoje te dyja ndeshjet, ose ne rast barazimi, ekipi qe ka fituar me shume sete dhe ne rast barazimi serish, ai qe ka grumbulluar me shume pike gjate ketyre dy ndeshjeve.

Kuptohet qe Vllaznia eshte e vendosur per t’u shpallur kampione sepse ka ne perberje nje grup lojtaresh te talentuar, disa prej te cileve jane edhe pjese e ekipit te pare.

Lojtaret me te rendesishem te Vllaznia U21 jane Enid Doniki, Gentjan Curraj, Gersi Jula, Gilman Talani, Klaudjo Toma, Arsen Vjerdha dhe Aron Dibra. Kujtojme qe ky i fundit luan ne formacion edhe me te rriturit ne rolin e liberos. Ai sebashku me Currajn, Talanin e Julen, jane kontigjent i te rriturve dhe po spikasin me paraqitjet e tyre.

Keta sportiste nen drejtimin e trajnerit Endri Jukni dhe dy zevendestrajnereve Ermal Kraja dhe Fatjon Çekini jane shume afer suksesit dhe tashme mbetet vetem kurorezimi si kampione te vendit me date 21 prill./SHKODRA-SPORT.COM/