Ditet kalojne dhe gradualisht po shkojne drejt fundit te marsit, muajit te trete te vitit. Dhe ajo çfare konstatojne dhe qe ngrihet si shqetesim nga shume sportiste e trajnereve, eshte se trajtimet ushqimore ende nuk kane kaluar nga Bashkia Shkoder.

Siç eshte bere e ditur, ndonese funksionimi i sporteve ne Shkoder tashme eshte permes shoqatave, ata serish jane ne “varesi” te Bashkise si i vetmi burim financimi. Kjo e fundit ka shpallur fituese te projektit “Reload” disa shoqata te cilat sipas kontratave perkatese ka filluar t’i financoje nga gjysma e dyte e vitit 2021 dhe do ta vazhdoje ta beje kete gje te pakten deri ne qershor te ketij viti.

Por nga viti i kaluar dhe deri me sot, kur po behen gati tre muaj, asnje nga sportistet e shumesporteshit ne Shkoder nuk ka marre asnje leke nga trajtimet ushqimore. Arsyeja? Fondet e planifikuara per kete gje ende nuk jane levruar. Ende nuk eshte e qarte nese eshte faji i Bashkise qe per shkak te procedurave burokratike nuk ka levruar fondet perkatese, apo eshte faji i shoqatave qe nuk kane pergatitur si duhet dokumentacioni.

Sportistet nuk duan t’i dine per kete gje. Per ta vlen fakti qe ka kaluar janari, shkurti dhe eshte e sigurte qe do te kaloje edhe marsi dhe ata nuk kane marre ende asnje leke. Ndonese dalin çdo dite ne stervitje, ndonese po shkojne ne gara dhe kampionate kombetare me parate e tyre.

Nje realitet i dhimbshem qe ne fakt po sjell nje perkeqesim te situates nga viti ne vit. Kjo gje po çon ne numrin gjithnje e me te vogel te te rinjve dhe te rejave qe merren me sport ne Shkoder. Sepse ne fund te fundit nuk ia vlen. Te stervitesh 365 dite e vitit, e te paguhesh per vetem 10 muaj (duke i marre edhe ato 100 mije apo 200 mije lekesha asnjehere ne date te caktuar), nuk ia vlen.

I kujt eshte faji? Ne si media e kemi per detyre te ngreme shqetesimin. Nese ata qe kane diçka ne dore dhe paguhen per te ndertuar strategjine e sportit ne Shkoder nuk nderhyjne shpejt, padyshim qe do te kemi disa sporte qe do te shkrihen. Basketbolli ra nga kategoria, sporte te tjera po lene shume per te deshiruar me rezultatet e tyre, numri i sportisteve te rregjistruar po bie ndjeshem dhe pasojat do jene te medha. Kembanat e alarmit per sportin shkodran kane filluar prej kohesh te bien…/SHKODRA- SPORT.COM/